Tirana e "riformatuar" e nis vitin mbarë, djali i legjendës së Kombëtares i jep fitoren në Kupë

Nga A2 CNN
10 Janar 2026, 16:40 | Futboll

Tirana e "riformatuar" e nis vitin mbarë, djali i legjendës

Tirana ka siguruar biletën për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë pasi ka mundur në shtesa Skënderbeun.

Në ndeshjen e luajtur në “Selman Stërmasi”, bardheblutë që vijnë me shumë ndryshime nga merkatoja e janarit, kanë dominuar pjesën e parë të sfidës dhe gjetën golin me Mysloviç.

Në të dytën, Skënderbeu gjeti golin e barazimit me Janaqin në minutat shtesë, shkruan A2.

Sfida shkoi në shtesa ku kishte realisht pak emocione të prodhuara nga të dy skuadrat. Por në fund, një shpërthim i Ernest dhe finalizimi i Tares bënë diferencën për golin që siguroi biletën e Tiranës për turin tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos