
Juventus shkatërroi 5-0 Cremonesen në Allianz Stadium dhe mbylli javën e 20 në Serie A. Një ndeshje pa histori ishte ajo në Torino që në fushë pa vetëm një skuadër, Zonjën e Vjetër.
Rezultati u zhbllokua që në minutën e 12 me Bremer. Një gol që i dha më shumë zemer bardhezinjve të cilët vetëm tre minuta më vonë realizuan dhe golin e dytë me autor Jonnatan David. Në minutën e 25 , arbitri drejtoi gishtin nga penalltia pas një prekje të topit me dorë nga Manuel Locatelli por pas rishikimit me sistemin Var, gjyqtari anuloi vendimin e tij.
Zonja e vjetër mbeti në sulm dhe pas shumë tentativash, një goditje Turam përfundoi në dorën e mbrojtësit kundërshtar cfarë bëri që një tjetër penalltia të akordohej në Alianz Stadium, këtë herë për bardhezinjtë. Yildiz gaboi me tentativën e parë por jo në të dytën, shkruan A2.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 3-0 por spektakli bardhezi nuk përfundoi me kaq. Në fraksionin e dytë, Juventus realizoi dhe dy herë të tjera. Një autogol i Terracianos që në fillim vulosi praktikisht tre pikët e zonjës së vjetër. Në fund për të mbyllur goleadën mendoi Mc-Kennie që la dhe firmën e tij dhe coi rezultatin 5-0.
Një fitore me vlerë për Juventusin që e sheh veten në kuotën e 39 pikëve në vendin e tretë, 1 më pak se Milani dhe 4 larg Interit kryesues, por dy skuadrat e Milanos kanë një ndeshje më pak. (A2 Televizion)