"Ky djalë është i pabesueshëm", Lamine Yamal mrekullon yllin e futbollit botëror

Nga A2 CNN
30 Prill 2025, 23:20 | Futboll

"Ky djalë është i pabesueshëm", Lamine Yamal

Lamine Yamal mbrëmjen e sotme mori lëvdata nga një prej futbollistëve më të mirë të botës. Ylli i Manchester City, Erling Haaland, nëpërmjet një postimi në Instagram e quajti talentin e Barcelonës "të pabesueshëm".

Teksa po shikonte nga ekrani ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions-it, mes Barcelonës dhe Interit, që përfundoi në barazim 3-3, sulmuesi norvegjez postoi një story me foton e Yamal dhe me shkrimin: "Ky djalë është i pabesueshëm".

"Ky djalë është i pabesueshëm", Lamine Yamal

Lamine Yamal dhuroi një përformancë fantastike, duke shënuar edhe golin e parë të Barcelonës, pas një slalomi spektakolar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos