Spektakli është i garantuar edhe sot në mbrëmje në arenën e madhe të Champions League.
Dy gjigandë të futbollit europian dhe mbi të gjitha dy skuadra me histori si Barcelona dhe Inter do të sfidojnë njëra tjetrën për të hedhur një hap drejt finales.
Katalanasit akoma shpresojnë për ëndrrën e tripletës dhe janë në garë për çdo objektiv sezonal. Për herë të fundit Barcelona arriti në finalen e Ligës së Kampionëve një dekadë më parë, me Lionel Messin që udhëhiqte skuadrën ndërsa tani gjithë sytë janë te talenti Lamin Jamal.
Nga ana tjetër Inter duket se është futur në një krizë psikologjike. Pas eliminimit nga Milani në Kupë dhe dorëzimit të vendit të parë në Serie A, zikaltërit e shohin Barcelonën si pikën e kthesës. Edhe pse lodhja fizike është shumë e madhe nga të dyja skuadrat nuk do të ketë justifikime.
Inter shpreson akoma te Thuram në sulm dhe Denzel Dumfries nga minuta e parë por mjekët ende nuk e kanë dhënë dritën jeshile për dy futbollistët. Edhe Barcelona me 120 minutat e shpenzuara në Kupën e Mbretit kundër Real Madrid, ka lanë me pasoja lojtarët duke pasur parasysh edhe mungesën e sigurt të
Ndeshja Barcelona-Inter do të luhet sot në orën 21:00. (A2 Televizion)