PSG ka mundur Arsenalin në Londër me rezultatin 1-0, duke hedhur një hap drejt finales së madhe të Champions League.
Parizienët goditën që në minutën e katërt me Dembele dhe më pas kontrolluan lojën dhe rrezikuan disa herë të tjera portën e Rayas në pjesën e parë, shkruan A2.
Në pjesën e dytë, PSG u shpëtua nga pritjet e portierit italian Donnarumma nga pësimi i golit dhe tashmë kthehet në Paris për të pritur në avantazh ndeshjen e kthimit.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale e Champions League është ajo mes Barcelonës dhe Interit. (A2 Televizion)