Lautaro Martinez tremb Interin. Në minutat e fundit të pjesës së parë të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, kapiteni i zikaltërve ndalet dhe vendos duart mbi fytyrë, pastaj kërkon të qëndrojë në fushë, edhe pse praktikisht luan duke çaluar.
Dhe në fakt, zëvendësimi është i pashmangshëm. Me t’u rikthyer në fushë pas pushimit, Simone Inzaghi bëri një zëvendësim: Lautaro del nga loja pas një tërheqjeje muskulore në kofshën e majtë, dhe Taremi u fut në vendin e tij, shkruan A2.
Gjendja e kapitenit të Interit do të vlerësohet në ditët në vijim. Lajm i keq për Interin përpara fundit të kampionatit (të shtunën në mbrëmje luan në shtëpi kundër Veronës) dhe ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales të planifikuar për të martën, 6 maj, në San Siro.
“Lautaro vinte nga 8 ndeshje radhazi, ekzistonte ky rrezik”, tha Simone Inzaghi pas ndeshjes në lidhje me gjendjen e Lautaros.
“Shpresojmë të mos e humbasim, por kam dyshimet e mia”, shtoi trajneri i Interit pas barazimit 3-3 me Barcelonën.
(A2 Televizion)