Interi mposhti Arsenalin me rezultatin 1-0. Goli i Hakan Çalhanoglu në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë, u dhuroi 3 pikë të arta zikaltërve, shkruan A2 CNN.
Me këto 3 pikë, skuadra e Inzaghi e shikon veten në kuotën e 10 pikëve në 4 ndeshje, vetëm dy pikë larg Liverpoolit kryesues të Champions League.
Në këtë supersfidë pati minuta edhe për mesfushorin e Kombëtares, Kristjan Asllani, i cili u aktivizua në minutën e 71. Një lajm i mirë ky për trajnerin e kuqezinjve, Sylvinho, i cili do ta ketë në dispozicion për ndeshjet e radhës në Nations League. (A2 Televizion)