"Last Dance" i Cristiano Ronaldos, del nga fusha duke qarë pas ndeshjes së fundit në Botëror

Nga A2 CNN
6 Korrik 2026, 23:49 | Futboll
"Last Dance" i Cristiano Ronaldos, del nga fusha duke qarë pas

Cristiano Ronaldo i ka dhënë lamtumirën ëndrrës së tij për të fituar një Kupë Bote.

Humbja 1-0 e Portugalisë përballë Spanjës nxori nga gara luzitanët, ndërkohë që kjo ishte me shumë mundësi ndeshja e fundit e CR7 në një Botëror, shkruan A2.

Portugezi ishte dukshëm i emocionuar në fund të sfidës, teksa fillimisht ngushëlloi shokët e skuadrës. Por më pas, ai nuk mbajti dot lotët. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos