
Një person ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e kësaj të hëne në zonën e "21 Dhjetorit", pranë Komisariatit nr. 2 në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, plagosja ka ndodhur pas një konflikti mes disa personave, ku njëri prej tyre është goditur me mjet prerës, shkruan A2CNN.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Deri më tani nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes apo gjendja shëndetësore e të lënduarit.
(A2 Televizion)