Dueli Meksikë-Angli, Chihuahua-t “vjedhin” skenën, futbolli bashkon tifozë

Nga Dea Kozma
5 Korrik 2026, 17:30 | Futboll

Para se topi të nisë të rrotullohet në fushë, spektakli ka nisur në rrugët e Mexico City. Në ikoniken Paseo de la Reforma, tifozët meksikanë kanë zgjedhur një mënyrë krejt ndryshe për të treguar mbështetjen e tyre ndaj "El Tri".

Krahas flamujve dhe këngëve, protagonistë u bënë edhe qentë Chihuahua, të veshur me fanellën e Meksikës, duke tërhequr vëmendjen e mijëra kalimtarëve dhe turistëve.

Adriana Grajales mbërriti me tre Chihuahua-t e saj, duke thënë se donte jo vetëm të mbështeste kombëtaren, por edhe të rrëzonte stereotipin se kjo racë e qenëvë është antisociale. Një mënyrë simpatike për të treguar se edhe miqtë me katër putra mund të bëhen pjesë e festës së futbollit.

"Erdha për të mbështetur ekipin kombëtar dhe gjithashtu për ti treguar të gjithëve qentë e mi. Janë shumë miqësor siç mund ta shihni. Jemi të gjithë bashkë. I urojmë ekipit kombëtar gjithë të mirat, me gjithë mbështetjen dhe dashurinë tonë..

Vetëm pak metra më tej, atmosfera ishte po aq festive. Tifozët anglezë, të mbledhur pas thirrjes së ambasadës britanike, krijuan një "zonë të bardhë" mes ngjyrave jeshile të Meksikës.

Unë jetoj në Mexico City, por me origjinë jam nga Anglia, kështu që mbështes Anglinë, por kam shumë dashuri edhe për Meksikën. Më pëlqen që dalim dhe festojmë të gjithë bashkë. Mendoj se është e mundur që Meksika ta mundi Anglinë, nuk i dihet  por do të jem i lumtur me këtë

Në prag të sfidës Angli–Meksikë, duket se fituesi i parë është tashmë futbolli. Sepse kur tifozët festojnë së bashku, madje edhe me Chihuahua të veshur me fanella, Botërori tregon fytyrën e tij më të bukur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos