Lazio ka zyrtarizuar kroatin Igor Tudor si trajnerin e ri të skuadrës. 45-vjeçari ka nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë me klubin bardhekaltër.
Ish-mbrojtësi i Juventusit ka drejtuar për herë të fundit skuadrën franceze të Olympique Marseille, duke u larguar nga ky ekip në qershor të vitit të kaluar. Tudor ka drejtuar edhe ekipet e Serisë A, Udinese dhe Verona.
Maurizio Sarri dha dorëheqjen nga klubi i Lazios më 13 mars. Lazio është në vendin e nëntë në renditje, 4 pikë larg zonës që e çon në kupat e Evropës. (A2 Televizion)