All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Lë qëllimisht golin, por lëvizja e bën portierin më të zgjuar në botë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2023, 16:05 | Futboll
All - Paragraf - 1

Lë qëllimisht golin, por lëvizja e bën portierin më

Të lejosh kundërshtarët të shënojnë, në futboll nuk ka qenë kurrë lëvizje e zgjuar për portierët, por në rastin e Cassio Ramos, i cili mbron katërkëndëshin e Corinthians ka rezultuar e kundërta.

All - Paragraf - 3

Portieri ekscentrik i u bë viral me vendimin e tij për të lejuar një goditje dënimi të kundërshtarëve që të përfundojë në portë, një vendim që u duk i çuditshëm në fillim por rezultoi gjenial më pas.

Ramos ka pushtuar titujt kryesorë të mediave për lëvizjen që bëri , në sfidën e së enjtes së kaluar, kur skuadra e tij barazoi me Atletico Mineiro në Serinë A të Brazilit.

Me barazimin e lojës në 1-1, 15 minuta para përfundimit, Mineiro mori një goditje dënimi në gjysmëfushën e Corinthians dhe topi shkoi drejt portës.

All - Paragraf - 6

Cassio dukej i vendosur për ta pritur topin, por në sekondën e fundit e la të shkonte në portën e tij.

Kjo lëvizje e bën Cassio portierin më të zgjuar në botë, pasi gardiani e dinte që kishte të bënte me një goditje të lirë indirekte dhe askush tjetër nuk e kishte prekur topin përveç lojtarit që e goditi atë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos