Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Helsinki dhe po vijon aty stërvitjen intensive në kuadër të ndeshjes me Finlandën.
Kuqezinjtë kanë mbyllur përgatitjet në Cesena dhe tashmë kanë hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve për sfidën që do të luhet në “Helsinki Olympic Stadium”, në orën 15:00.Trajneri Rolando Maran ka zhvilluar seancat e fundit taktike me skuadrën, ndërsa në dispozicion nuk ka Luis Hasën.
Mesfushori nuk udhëtoi me ekipin drejt Finlandës, pasi pati temperaturë të lartë. FSHF bëri të ditur se Hasa u kthye në Tiranë, ku do të vijojë rikuperimin, me synim ndeshjen e fundit ndaj San Marinos.
Shqipëria vjen në këtë sfidë pas fitores 3-0 ndaj San Marinos, ndërsa Finlanda ka barazuar 0-0 me Bjellorusinë në ndeshjen e saj të fundit.
Tashmë, në Helsinki pritet prova e radhës për kuqezinjtë, me Maranin që do të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv në këtë aventurë të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë të shtunën për tu përballur me Finlandën, në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve. (A2 Televizion)