Lista për “finalen” me Serbinë, një mungesë dhe një prurje e re, mungon Anis Mehmeti

Nga Dea Kozma
3 Tetor 2025, 12:55 | Futboll

Lista për “finalen” me Serbinë, një mungesë dhe

Ndeshja me Serbinë mund të jetë vendimtare për fatin e kuqezinjve për t’u kualifikuar në Botëror.

Tekniku Sylvinho publikoi listën me 25 lojtarët e thirrur për ndeshjet e tetorit, duelin me Serbinë për kualifikueset në Botëror 2026 dhe miqësoren me Jordaninë.

Në listën zyrtare, risia e vetme është Klisman Cake. Futbollisti që luan me Shkëndijën e Tetovës ka marr ftesën për herë të parë nga tekniku Sylvinho, ndonëse qendërmbrojtësi ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21. Pas paraqitjeve të mira me Shkëndijën, ku arritën edhe kualifikimin historik në Conference League, duket se shqiptari e ka bindur trajnerin Sylvinho për ta ftuar në Kombëtare.

Lista për “finalen” me Serbinë, një mungesë dhe

Edhe pse ditwt e fundit përflitej për një dëmtim të Ardjan Ismajlit lojtari e ka marrë një ftesë nga braziliani dhe gjendja e tij do të vrojtohet në ditët në vijim. Mungesa e vetme që dihej prej ditësh është Marash Kumbulla, i cili është i dëmtuar.

Sipas programit, kombëtarja do të nisw përgatitjet ditën e hënë më 6 tetor, në Tiranë. Vëmendja kryesore e kuqezinjve do të jetë te ndeshja kualifikuese e Kupës së Botës ndaj Serbisë, e cila do të luhet më 11 tetor në Leskovac, në orën 20:44, ndërsa tre ditë më vonë, Shqipëria do të zhvillojë një miqësore me Jordaninë në arenën kombëtar në kryeqytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos