Emocionet e Champions League vazhdojnë edhe këtë të mërkurë me sfidat e mëdha përballë gjigandëve të futbollit europian. Barcelona-Paris SG të gjithë e kanë konsideruar një finale të parakohshme edhe pse këtë herë nga mediat është cilësuar dhe dueli i dëmtimeve.
Nga të dy ekipet 10 janë të sigurt që nuk do luajnë, por edhe disa të tjerë në dyshim. Katalanasit kanë rikuperuar Lamine Jamalin nga lëndimi, ndërsa Fermín López Gavi García Raphinha dhe Ter Stegen mbeten të dëmtuar. Mbrojtësi i majtë Balde ka dalë më stërvitje të plotë pas dëmtimit dhe me shumë gjasa edhe ai mund të jetë një titullar sot.
Nga ana tjetër dhe Paris Saint Germain vjen me një skuadër të copëtuar. Dembélé, Doué, Kvaratskhelia dhe Marquinhos nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Luis Enrike,
Pavarësisht kësaj cilido që do të zbresë në fushë, spektakli është i garantuar me yjet e futbollit europian.
Në anën tjetër Juventus luan me Vijarealin. Pas barazimit 4-4 me Dortmund në ndeshjen e parë, bardhezinjtë tani duan me ngulm tre pikë ndaj Spanjollëve. Tre mungesa ka Zonja e vjetër, me Bremer, Miretti dhe Thuram që nuk janë në dispozicion të italianëve.
Napoli nga ana tjetër do të pres Sportingun në stadiumin Diego Armando Maradona, Manchester City do të luajë me Monakon ndërsa Arsenal pret në Londër grekët e Olimpiakos. (A2 Televizion)