Lista për miqësoret e qershorit, Zvicra grumbullon vetëm dy shqiptarë

Nga A2 CNN
22 Maj 2025, 14:13 | Futboll

Lista për miqësoret e qershorit, Zvicra grumbullon vetëm dy

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Trajneri Murat Yakin ka vendosur të grumbullojë vetëm dy lojtarë shqiptarë. Bëhet fjalë për Ardon Jasharin dhe kapitenin Granit Xhaka.

Ajo çka bie në sy është se në listë mungon legjenda Xherdan Shaqiri. Pavarësisht superformës që po kalon, ku me 18 gola dhe 20 asiste i dha titullin kampion pas 8 vitesh thatësirë Bazelit, Shaqiri nuk e ka bindur teknikun Yakin.

Lista për miqësoret e qershorit, Zvicra grumbullon vetëm dy

“Helvetët” në qershor do të luajnë dy ndeshje miqësore, kundër Meksikës dhe Amerikës, të cilat janë edhe dy organizatoret e Kupës së Botës, 2026.

Më datën 7, Zvicra luan ndaj Meksikës, kurse më datën 11 kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos