Fitore pa vështirësi për Milanin që kualifikohet mes 8 ekipeve më të mira të Europa Leage. Pas fitores 4-2 në “San Siro”, kuqezinjtë pushtuan “Eden Arena” teksa mposhtën 3-1 Slavia Pragën për të kaluar në çerekfinale.
Sfida nisi njësoj si ndeshja e parë me cekët që u ndëshkuan me karton të kuq që në pjesën e parë. Pas disa tentativash të njëpasnjëshme ekipi i Piolit shënoi dy gola të shpejt në harkun e dy minutave lojë.
Fillimisht Kristjan Pulisic dhe pas tij Loftus-Cheek hipotekuan kalimin më tej. Në fundin e fraksionit të parë, kishte kohë dhe për Rafael Leao që me një trajektore magjike, vendosi heshtjen në stadium.
Në 45 minutat e tjera, Milani menaxhoi mirë lojën edhe pse në fund u ndëshkua nga Jurasek që shënoi golin e nderit. Pavarësisht kualifikimit më tej , tek Milani janë në ankth për gjendjen e portierit Maignan, i cili u dëmtua në fillimin e sfidës.
Emocione, befasi dhe shumë gola. Në BayArena ndodhi gjithçka. Aty Leverkusen arriti të kualifikohej në çerekfinale vetëm në kohën shtesë përballë Karabakut të Redon Xhixhës. Nga rezultati 2-0 në 3-2 në tre minuta shtesë për të fluturuar në çerekfinale. Kjo ishte panorama e supersfidës Karabak-Leverkusen.
Në ndeshjen tjetër, Liverpool nuk e ndali spektaklin e golave as në ndeshjen e dytë ndaj Spartës së Pargës. The Reds fituan 6-1 në Anfield dhe kualifikohen në çerekfinale me një rezultat të përgjithshëm 11-2. (A2 Televizion)