Rey Manaj është padyshim sulmuesi më në formë i momentit për Kombëtaren. 26-vjeçari me një të kaluar te Interi dhe Barcelona po shkëlqen në Turqi, ku përveç se në kampionat është vendimtar edhe në Kupë.
Ai shënoi golin që i dha fitoren 3 me 2 Sivaspor-it dhe e kualifikoi skuadrën në fazën e 1/8.
Ligde, kupada her yerde atıyor. #ReyManaj ????⚽️ pic.twitter.com/kZKjtAgHIg
— EMS Yapı Sivasspor (@Sivasspor) January 18, 2024
Manaj finalizoi një kundërsulm të shpejt në minutën e 81, me një goditje nga jashtë zonës që kishte forcë dhe teknikë të admirueshme.
Kjo ishte rrjeta e 12-të sezonale për sulmuesin në të gjitha aktivitetet gjatë këtij sezoni. Një mesazh edhe për trajnerin Silvinjo, duke rritur konkurrencën në repartin sulmues të Kombëtares përpara startit të Euro 2024. (A2 Televizion)