Temperaturat deri në -15°c, Leo Messi refuzon të luajë në ndeshjen e parë të sezonit

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2025, 12:38 | Futboll

Temperaturat deri në -15°c, Leo Messi refuzon të luajë

Leo Messi ka refuzuar të grumbullohet në ndeshjen e parë të sezonit që Inter Majemi do të luajë në Kansas, aty ku temperatura shkojnë deri në -15 gradë celcius.

Moti nuk është aspak në favor të argjentinasit me ngricat dhe borën që ka pushtuar qytetin. Për këtë Messi, i ka komunikuar drejtuesve të Inter Majemi se nuk dëshiron të thirret për këtë sfidë.

Sipas parashikimeve, temperaturat do  të bien deri në -15°C  ndërsa në pika ekstreme shkon dhe -19 gradë për shkak të erës së fortë.

Një klimë shumë ndryshe nga Florida, aty ku temperaturat luhaten nga 26 deri ne 21 grade Celcius. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos