Lazio është duke luftuar në 3 kompeticione këtë sezon. Pasi kaloi grupin në Champions League, kryeqytetasit arritën të kalojnë edhe në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Në ndeshjen e zhvilluar këtë të martë, me disa ndryshime në formacion, pjesë e të cilit ishte edhe Hysaj, Lazio arriti të triumfojë minimalisht 1-0 ndaj Genoas, me golin e vetëm të realizuar që në minutën e 5 nga Guendouzi.
Ndërkohë, mbrëmjen e së mërkurës do të luhet edhe ndeshja tjetër e Kupës së Italisë Fiorentina-Parma. (A2 Televizion)