Kosova i ka mbyllur me fitore minimale 1-0 ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Lituanisë në “Fadil Vokrri”.
Protagonist absolut në këtë sfidë ishte Muharrem Jashari, i cili realizoi golin e vetëm të takimit që në minutën e 5, por në fundit e pjesës së parë e la ekipin e tij me një lojtar më pak pasi u ndëshkua me karton të kuq.
Me këtë fitore, Kosova shkon në kuotën e 12 pikëve me mendjen te vendimi që pritet të japë UEFA për takimin e ndërprerë ndaj Rumanisë 3 ditë më parë, për shkak të thirrjeve rraciste nga tifozët vendas.
Në ndeshjet e tjera të kësaj të hëne në Ligën e Kombeve, Spanja fitoi 3-2 ndaj Zvicrës, Serbi-Danimarkë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në barazim u mbyll edhe Kroaci-Portugali. (A2 Televizion)