
Sokol Kushta ka mbetur i zhgënjyer nga ajo çfarë ka parë në fushën e lojës nga ekipet shqiptare në këto dy javë të fundit të kampionatit.
I ftuar në Megasport nga Altin Sulçe në A2 CNN, legjenda e futbollit shqiptar tha se i vjen turp të analizojë përballjet e javës së 34-t.
“Nuk ndihem mirë. Nuk di çfarë analize të bëj për këto dy javë që kam parë. Më vjen turp, çfarë t’ju analizoj?! Dua të jem sa më i drejtë, sa më original. Ka tek-tuk edhe jashtë shtetit lënie ndeshjes.
Por të jetë i gjithë kampionati, ose të paktën 2-3 javë… kjo është zhgënjyese. Nuk duhet të ekzistojnë në këto përmasa”, është shprehur Sokol Kushta. (A2 Televizion)