Merkato “zien” për të, Uzuni shënon gol si kapiten i Granadës

Nga A2 CNN
8 Gusht 2024, 20:56 | Futboll

Teksa zërat e merkatos nuk e përjashtojnë një transferim të tij te Rayo Vallecano, edhe pse Granda ka refuzuar ofertën prej 4 milion euro të madrilenëve, Myrto Uzuni duket se ka vendosur të përgjigjet në fushë.

Kapiteni i andaluzianëve ka gjetur golin që në minutën e 6 të sfidës miqësore që Granada po luan përballë Al Ëehda.

Sulmuesi kuqezi shfrytëzoi më së miri një gabim të mbrojtjes, duke rrëmbyer një top në zonë, për ta çuar pa u menduar në rrjetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos