Marco Reus do të vijojë karrierën e tij si futbollist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjermani, i cili u largua nga Borussia Dortmund pas 12 vitesh, sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, do të jetë lojtari më i ri i LA Galaxy,
Reus do të nënshkruajë kontratë 1-vjeçare, me opsion zgjatjen edhe për 1 vit tjetër. 35-vjeçari do të udhëtojë ditët në vijim në SHBA për të kryer testet mjekësore e më pas për të firmosur kontratën. (A2 Televizion)