Milan befasohet nga Feyenoord, Bayern bën detyrën me Celtic

Nga Dea Kozma
13 Shkurt 2025, 10:25 | Futboll

Milan befasohet nga Feyenoord, Bayern bën detyrën me Celtic

Surpriza në fazën Play Off të Champions League. Milani u befasua nga Fejnordi pasi u mund minimalisht në ndeshjen e parë në “De Kuip” të Roterdamit.

Një gol i shpejtë i Igor Paixão në minutën e 3′ vendosi fatin e sfidës. Një Milan tërësisht pa ide dhe pse në fushë që nga minuta u parë u aktivizuan ish-lojtari i Feyenoord, Santiago Gimenez apo João Félix, asnjë prej tyre nuk mundi ta  thyej mbrojtjen e hekurt të vendasve.

Holandezët dominuan gjatë gjithë pjesës së parë madje kishin mundësinë dhe të dyfishonin shifrat por vetëm traversa i mohoi Edhe në fraksionin e dytë, asgjë nuk ndryshoi dhe gjithçka u mbyll me shifrat 0-1. Ndeshja e kthimit do të luhet në “San Siro” më datën 18 shkurt.

Në anën tjetër Bayern bëri detyrën duke fituar 2-1 ndaj Celtic. Vendasit dërguan topin në rrjetë pas 40 sekondash lojë por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Kjo bëri që bavarezët të reagonin shpejt dhe në minutën e 45-të Olise realizoi dhe mbylli pjesën e parë me shifrat 1-0.

Në të dytën, çdo gjë ishte me e thjesht për gjermanët që morën kontrollin e ndeshjes. Harry Kane dyfishoi pas një goditjeje nga këndi dhe bëri të pavlefshëm golin e Maedas në minutën e 79.

Ndeshja mbetet e hapur në Alianz Arena, aty ku pas një jave  Celtic e pret një sfidë e vështirë.

Më herët Atalanta u mund 1-2 nga belgët e Club Brugge dhe tani kualifikimi do të vendoset në 18 shkurt në Bergamo ndërsa Benfika hodhi një hap më tej duke fituar 1-0 ne Monako. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos