Milan nuk ka shkuar dot më shumë sesa një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Bolognas, në një ndeshje ku humbi dy 11-metërsha.
Kuqezinjtë e panë veten në disavantazh në minutën e 29, kur Zirkzee shënoi nga një kënd pothuajse i pamundur.
Në fundin e pjesës së parë, Giroud humbi një 11-metërsh, por vetëm pak sekonda më vonë Loftus-Cheek barazoi rezultatin për Milanin.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë humbën një tjetër penallti, kësaj radhe me Theo Hernandez, i cili goditi shtyllën. Gjithsesi, ashtu si në pjesën e parë, ishte sërish Loftus-Cheek ai që shënoi sërish për Milanin.
Por, në minutat shtesë të ndeshjes, ishte Bologna ajo që fitoi një penallti dhe e ktheu në gol me Orsolinin.
Pas kësaj ndeshjeje, Milan vijon të mbetet në vendin e tretë të Serisë A, me 46 pikë, 8 më pak se Juventusi kryesues dhe 10 më shumë se Atalanta e vendit të katërt. (A2 Televizion)