Milani fiton me Cagliarin dhe merr përkohësisht kreun

Nga Dea Kozma
3 Janar 2026, 15:26 | Futboll

Milani fiton me Cagliarin dhe merr përkohësisht kreun

Milani e ka nisur vitin 2026 me fitoren minimale 1-0 ndaj Kaljerit në transfertë. Edhe pse fillimi i ndeshjes, nuk ishte më i miri për kuqezinjtë, në fund ekipi i Allegrit mori atë për të cilën kishte ardhur, 3 pikë dhe përkohësisht kreun e renditjes.

Vendasit ishin më mirë në fillim dhe krijuan disa raste vecanërisht me Palestra por asnjë nuk u finalizua në rrjetë. Pjesa e parë ishte e  ekuilibruar me pak raste dhe 45 minuta u mbyllën me rrjeta të paprekura

Në pjesën e dytë , Milani ndryshoi fytyrë dhe u shfaq më agresivë. Në minutën e 50-të, Rafael Leão i asistuar nga  Rabiot dërgoi topin në rrjetë, duke zhbllokuar rezultatin, shkruan A2 CNN.

Në ndeshjen e parë të vitit 2026 debutoi dhe afrimi i merkatos së dimrit, sulmuesi gjerman Füllkrug, që zëvendësoi në fushë Leaon por rezultati mbeti i pandryshuar

Pas kësaj fitoreje, Milani ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 38 pikë, në pritje të ndeshjeve  të Interit dhe Napolit ndërsa  Cagliari mbetet në kuotën e 18 pikëve ne vendin e 14. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos