Milani kërkon trajner, Ibrahimoviç punon për akordin, Conte më pranë

Nga A2 CNN
31 Janar 2024, 16:49 | Futboll

Milani kërkon trajner, Ibrahimoviç punon për akordin, Conte

Zërat se Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i Milanit po marrin formë. Pavarësisht se Napoli provoi të futet në garë, tekniku duket se e ka marrë vendimin.

Ai dëshiron të drejtojë stolin e Djallit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Pioli është në prag të largimit, pasi i ktheu kuqezinjtë te titulli dhe në Champions.

Projekti i ri do të nisë me Conten dhe njeriu që e mbështet më tepër është Zlatan Ibrahimoviç. Edhe pse thjesht në rolin e konsulentit, ish-sulmuesi po negocion kushtet e pagës së trajnerit. Detyra nuk është e thjesht, sepse përveç rrogës së lart të Contes, duhen negociuar edhe detajet për stafin teknik, ambiciet, buxhetin në dispozicion dhe lojtarët e rinj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos