Epoka e VAR-it është gati të përjetojë një revolucion të ri e të rëndësishëm.
IFAB u ka dhënë dritën jeshile arbitrave të Premier League për të shpjeguar drejtpërdrejt në fushë, arsyet e vendimeve të tyre të lidhura me episodet e VAR. Shpjegimi do të dëgjohet si nga spektatorët e pranishëm në tribuna ashtu edhe nga publiku televiziv.
Arbitrat e ndeshjeve do t’u tregojnë lojtarëve të përfshirë arsyet përse u mor një vendim i caktuar.
Konfirmimi zyrtar do të vijë nga Asambleja e Përgjithshme, e planifikuar për në muajin mars dhe nëse miratohet, do nis zbatimi nga sezoni i ardhshëm. (A2 Televizion)