U përfshi në sherr me lojtarin, Novi largohet nga Butrinti

Nga A2 CNN
31 Janar 2024, 16:40 | Futboll

U përfshi në sherr me lojtarin, Novi largohet nga Butrinti

Skandali i regjistruar te Butrinti, ku trajneri dhe një lojtar u përfshinë në sherr, solli ndryshim të paevitueshëm në stafin teknik.

Tekniku Neritan Novi largohet nga detyra në stolin e skuadrës sarandiote. Së bashku me të, pjesë e skuadrës nuk do të jetë as ndihmësi, Nalton Musta.

Ngjarja ndodhi javën e kaluar në Sarandë, gjatë miqësores me Memaliajn. Futbollisti Albi Selimaj, së bashku me një të afërmin e tij, u konfrontuan me trajnerin Novi, për shkak të minutazhit të ulët të aktivizimit.

Sipas raportimeve, tekniku dhe ndihmësi atletik, reaguan ndaj agresionit dhe e bënë sportistin për spital.

Ata u morën në pyetje nga policia dhe 72 orë pas ngjarjes u shpallën të pafajshëm nga gjykata. Edhe pse çështja u mbyll, Novi vendosi të mos punojë më në krye të Butrintit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos