Nuk ka të ndalur Mirlind Daku. Sulmuesi nga Gjilani ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin rus.
Në sfidën që Rubin Kazan barazoi 1-1 përballë Rostov, bomberi kuqezi shënoi golin e vetëm të miqve nga pika e bardhë e penalltisë.
Daku ktheu në gol penalltinë në minutën e 62-të të sfidës së vlefshme për javën e 4 të Suerligës ruse dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Ky është goli i 3-të deri më tani për Mirlind Dakun. Ai po ashtu numëron 2 asist në këtë fillim sezoni. (A2 Televizion)