Muçi bën gjithçka, super driblim dhe gol spektakolar

Nga A2 CNN
3 Janar 2025, 18:56 | Futboll

Muçi bën gjithçka, super driblim dhe gol spektakolar

Ernest Muçi e ka nisur me këmbën e mbarë vitin 2025, duke realizuar një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen në transfertë të Besiktasit ndaj Rizesporit.

Sulmuesi shqiptar përfitoi një top në mesin e fushës, realizoi një driblim fantastik të një prej kundërshtarëve dhe më pas lëshoi një goditje fantastike drejt portës.

Ky ishte goli i katërt për Muçin në kampionat këtë sezon me Besiktasin në 13 ndeshje.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos