Juventus ndalet në barazim, Napoli kthehet në krye

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2024, 10:11 | Futboll

Juventus ndalet në barazim, Napoli kthehet në krye

Juventus në krizë të plotë rezultatesh. Pavarësisht se e mbyllën vitin 2024 pa pësuar humbje, bardhezinjtë koleksionojnë vetëm barazime. Sfida e mbyllur 2-2 përballë Fiorentinës regjistroi barazimin e 11 sezonal.

Dygolëshi i Thuram nuk i mjaftoi Juventusit, pasi vjollcët arritën të rikuperonin në të dy rastet me Kean dhe Sottil. Rrjeta e këtij të fundit në të 87-ën befasoi bardhezinjtë, që deri në ato momente besonin se e fituan ndeshjen.

Dy ekipet ndajnë vendin e pestë me 32 pikë.

Napoli fitoi minimalisht ndaj Venezias dhe kthehet në krye të Serisë A, duke arritur Atalantën në kuotën e 41 pikëve. Lukaku gaboi nga pika e penalltisë, por për t’i dhënë suksesin ekipit të Contes mendoi Raspadori në të 79-ën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos