Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2026, 22:41 | Futboll

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i

Shqipëria e ka nisur me fitore aventurën zyrtare të Rolando Maranit në stolin kuqezi, duke mposhtur 2-0 Bjellorusinë në sfidën e parë për pikë të trajnerit italian, të vlefshme për raundin e parë të Ligës së Kombeve.

Pas dy humbjeve në miqësoret e para nën drejtimin e tij, Marani më në fund shijon edhe trepikëshin e parë, në një mbrëmje ku Shqipëria tregoi efikasitet në momentet vendimtare dhe ruajti portën të paprekur.

Festa në “Air Albania” nisi në minutën e 34-t, kur Kristjan Asllani u tregua i pagabueshëm nga pika e bardhë. Mesfushori ekzekutoi saktë 11-metërshin e fituar më herët nga Berat Gjimshiti, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin.

Një gol që erdhi në momentin e duhur për kuqezinjtë, të cilët kishin vuajtur prej disa ndeshjesh mungesën e finalizimit.

Kur pjesa e parë po i drejtohej fundit, Ernest Muçi do të vendoste edhe ai firmën në këtë fitore. Pas një asistimi të bukur të Elseid Hysajt, sulmuesi e dërgoi topin në rrjetë dhe dyfishoi avantazhin kuqezi.

Një gol me peshë edhe për vetë Muçin, i cili e shfrytëzoi në maksimum mundësinë e marrë nga Marani.

Në pjesën e dytë, Shqipëria kërkoi edhe golin e tretë dhe pati disa mundësi të mira për ta mbyllur përfundimisht ndeshjen, por kuqezinjtë nuk arritën t’i konkretizonin rastet

Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të jetë të martën, më 29 shtator, në transfertë ndaj San Marinos.

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi iShqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi iShqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi iShqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos