Myrto Uzuni shpallet lojtari më i mirë në La Liga 2

Nga Erald Kodhelaj
8 Nëntor 2023, 17:36 | Futboll

Myrto Uzuni shpallet lojtari më i mirë në La Liga 2

Myrto Uzunie është shpallur lojtari më i mirë në La Liga 2 për sezonin që lamë pas. Shqiptari zhvilloi një vit fantastik edicionin e kaluar dhe falë golave të këtij lojtari, Granada arriti që të kalonte në elitën e futbollit spanjoll duke fituar titullin kampion në La Liga 2.

Në një postim në rrjetet, sociale ai u shpreh i lumtur për këtë vlerësim, ndërsa shtoi se nuk do të ndalet më kaq.

“Të qenit lojtari më i mirë në La Liga 2 në Spanjë është një krenari e madhe për mua. Isha golashënuesi më i mirë dhe ndihmuam Granadan të ngjitej në elitë, një ëndërr e bërë realitet”, shkruan mes te tjerash futbollisti shqiptar.

Me 23 gola dhe pesë asistime, beratasi ishte pika kyçe e skuadrës Granadës edicionin e kaluar, me këta të fundit që u ngjitën në elitën e futbollit spanjoll duke u shpallur kampionë në ligën e dytë spanjolle. Edhe këtë vit shqiptar konsiderohet një pikë referimi për skuadrën e Granadas me të cilën deri më tani ka shënuar 4 gola në La Liga.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos