Napoli dhe Inter e mbyllin ''në paqe'', Roma ndalet nga Bologna

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2024, 11:25 | Futboll

Napoli dhe Inter e mbyllin ''në paqe'', Roma ndalet nga

Inter dhe Napoli nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në supersfidën e javës në San Siro. Zikaltërit e nisën ndeshjen mirë duke tentuar disa herë portën napoletane megjithatë në mundësinë e parë të krijuar nga miqtë.

Në minutën e 23-të, Napoli kaloi në avantazh pas një goditje këndi, kur McTominay shënoi nga pak hapa larg portës. Një gol që i dha zemër napoletanëve me Kvaratskhelian që provoi pak më vonë por ishte Acerbi që shpëtoi zikaltërit.

Pavarësisht këtyre mundësive, barazimi erdhi në minutën e 43-të falë një goditje nga distanca e Çalhanoğlu që mori një trajektore të rrezikshme dhe barazoi rezultatin në 1-1.

Më fraksionin e dytë, vetëm shtylla e ndali Dimarcon ndërsa mundësia më e mirë ishte në minutën e 75, kur gjyqtari akordoi penallti pas një kontakti të Dumfries me Anguissa. Por këtë herë  Çalhanoğlu nuk kishte fat dhe goditi në shtyllën. Një barazim që mban Napolin në kryetë tabelës me 26 pikë, 1 më shumë se Atalanta, Fiorentina, Lazio dhe Inter që janë në kuotën e 25 pikëve. 

Roma zhgënjeu sërish duke u mundur 2-3 nga Bolonja në Olimpiko. Dy golat e Strephan El Shaaraëy nuk mjaftuan për kryeqytetasit që u ndëshkuan nga Kastro, Orsolini dhe Karlsson.

Pas kësaj disfate Roma është në kuotën e 13 pikëve në vendin e 12 ndërsa Bologna ngjitet në vendin e 8 me 18 pikë pas 11 ndeshjeve.

Lazio fitoi minimalisht ndaj Monzës dhe mbetet në ndjekje të Napolit kryesues. Kryeqytetasit edhe pse dominuan sfidën për 90 minuta në fund gjithcka u vendos nga një gol i Zakanji në pjesën e parë.

Më herët në ndeshjet e tjera, fitore regjistroi dhe Atalanta që mundi 2-1 Udinesen ndërsa Fiorentina fitoi 3-1 me Veronën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos