
Sot e gjithë vëmendja do të jetë në Helsinki! Kombëtarja shqiptare zbret sot në fushë në përballjen ndaj Finlandës, një duel që mund të ketë peshë të madhe në garën për vendin e parë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve.
Shqipëria kryeson grupin me 6 pikë, pas dy fitoreve ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos, ndërsa Finlanda ndjek me 4 pikë. Përballja nis në orën 15:00 në “Helsinki Olympic Stadium”.
Pas dy fitoreve të para, ky është testi i parë serioz për skuadrën e Rolando Maranit. Trajneri italian e ka cilësuar Finlandën një kundërshtar të organizuar dhe të vështirë, ndaj kërkon përqendrim maksimal nga skuadra kuqezi.
Grupit i është bashkuar dhe Klisman Cake, ndërsa Maran ka bërë zgjedhje teknike duke lënë në tribunë Samuele Sinën, Sabah Kerjotën dhe Klevis Qefalijan.
Historiku nuk është në favorin e Shqipërisë: Finlanda ka fituar 4 nga 7 përballjet mes dy skuadrave, ndërsa kuqezinjtë kanë dy fitore dhe një barazim. Tre ndeshjet e luajtura në Finlandë janë fituar nga vendasit
Por sot historia kërkon kapitull të ri. Shqipëria kërkon pikët që do ta forconin pozitat në krye, ndërsa Finlanda luan për të marrë kreun e grupit. (A2 Televizion)