Bastoni i prish festën Francës, Italia merr një pikë në Paris

Nga A2 CNN
2 Tetor 2026, 23:19 | Futboll

Bastoni i prish festën Francës, Italia merr një pikë në

Franca dhe Italia kanë ndarë pikët në një ndeshje dramatike, të vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Kombeve, ku gjithçka përfundoi me rezultat 1-1.

Kean arriti të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 41-të, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej pa gola.

Franca e nisi më mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 55-të kaloi në epërsi. Michael Olise realizoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në rrjetë pas përplasjes me traversën, shkruan A2.

Italianët reaguan dhe në minutën e 68-të arritën të barazonin rezultatin. Alessandro Bastoni shënoi me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke mos i lënë mundësi reagimi portierit francez.

Pas golit të barazimit, të dyja skuadrat kërkuan mundësinë për të kaluar në epërsi. Adrien Rabiot pati një rast të mirë për Francën në minutën e 70-të, por Gianluigi Donnarumma u përgjigj me një pritje të shkëlqyer.

Ndeshja u bë edhe më e tensionuar në minutat e fundit, kur Dayot Upamecano u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 85-të dhe u përjashtua nga loja, duke e lënë Francën me një lojtar më pak. Pavarësisht epërsisë numerike, Italia nuk arriti të gjente golin e fitores. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos