Pas humbjes në derbi, Orges Shehi pranë rikthimit te Tirana

Nga Dea Kozma
17 Shkurt 2026, 11:52 | Futboll

Orges Shehi është shumë pranë rikthimit te Tirana. Humbja në derbi duket se ka vënë në lëvizje drejtuesit bardheblu, të cilët tani kërkojnë trajnerin që disa vite më parë i shpalli kampion të Shqipërisë, shkruan A2 CNN. Në kampin e kryeqytetasve nuk ka më tolerime dhe përveç fitores çdo rezultat tjetër mund të vendosë në dyshim të ardhmen e Nuhiut.

Orges Shehi ishte tekniku i kryeqytetasve, e njeh mjaft mirë ambientin dhe mbetet një figurë e vlerësuar nga drejtuesit dhe vetë tifozët. Në sezonin 2021-2022 ai arriti të shpallë ekipin kampion, derisa një vit më pas fitoi dhe Kupën e Shqipërisë duke lënë firmën e tij në sukseset që bardheblutë kanë regjistruar në vitet e fundit.

Përveç dy trofeve të fituar, 46-vjeçari mbetet trajneri më jetëgjatë te Tirana, duke drejtuar skuadrën për dy vite e nëntë muaj.

Sezoni aktual nuk i ka gjetur mirë bardhe blutë. Prej javësh Tirana është afër zonës së ftohtë dhe objektivi i klubit mbetet një dhe i vetëm: Qëndrimi me çdo kusht në elitën e futbollit shqiptar. Aktualisht kryeqytetasit janë në kuotën e 21 pikëve në vendin e tetë, një më shumë sesa Flamurtari dhe Bylisi që mbyllin tabelën e klasifikimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos