Ashtu si në çdo përballje të ekipit kombëtar të futbollit të Shqipërisë edhe në këtë ndeshje të fundit të grupit kundër Ishujve Faroe, edhe pse kualifikimi në Kampionatin Evropian të Futbollit është siguruar mbështetja e tifozëve të diasporës nuk do të mungojë.
Me qindra të tillë janë futur në vendin tonë nga Maqedonia e Veriut nga pika e kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Përveç fitores, tifozët garantojnë edhe një mbrëmje speciale festimesh.
Burime zyrtare bëjnë më dije se deri në mesditën e sotme nga Qafë-Thana kanë hyrë më tepër se 1750 persona, shumica e të cilëve tifozë në mbështetje të ekipit tonë kombëtar. (A2 Televizion)