Ndeshja në Vlorë mbyllet mes tensionesh, Flamurtari drejt rënies

Nga Edi Ruçi
6 Maj 2026, 20:06 | Futboll

Ndeshja në Vlorë mbyllet mes tensionesh, Flamurtari drejt rënies

Në Vlorë është mbyllur me barazim sfida mes Flamurtari Vlorë dhe Teuta Durrës, në një takim të shoqëruar nga tensione dhe momente të forta emocionale deri në sekondat e fundit.

Vendasit kanë pretenduar për një penallti të padhënë në fundin e ndeshjes, një episod që ka ndezur edhe më shumë reagimet në fushë dhe në tribuna. Protestat kanë vijuar deri në vërshëllimën finale, duke e bërë përfundimin e sfidës mjaft të nxehtë, shkruan A2CNN.

Me këtë barazim, Flamurtari humb një tjetër mundësi të rëndësishme për të marrë pikë vendimtare në garën e mbijetesës, duke i çuar shpresat për qëndrimin në kategori pothuajse në minimum. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos