Hap fals i City, Premier League në duart e Arsenalit

Nga A2 CNN
5 Maj 2026, 08:17 | Futboll

Hap fals i City, Premier League në duart e Arsenalit

Manchester City ka bërë një hap fals duke dorëzuar ndoshta titullin kampion te Arsenali.

Ekipi i Guardiolës barazoi 3-3 përballë Evertonit, në një ndeshje dramatike të cilën po e humbnin 3-1 deri në sekondat e fundit.

Doku në pjesën e parë kaloi në avantazh Cityn, por gafat amatoreske në pjesën e dytë bënë që Evertoni të shënonte 3 herë, shkruan A2.

Halaand shkurtoi diferencën dhe City u hodh në sulm në kërkim të barazimit i cili erdhi vetëm në minutën e 97 përsëri me Doku.

Një barazim që gjithsesi vlen pak për Manchester City, që tashmë e sheh veten 5 pikë larg Arsenalit kryesues, me londinezët që kanë luajtur një ndeshje më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos