“S’ka negociata me presion e shantazh”, Irani: E kemi gishtin në këmbëz, SHBA të bëjë lëshime

Nga Erjon Dervishi
6 Maj 2026, 19:54 | Bota

 “S’ka negociata me presion e shantazh”, Irani: E kemi

Propozimi amerikan për t'i dhënë fund luftës me Iranin është ende duke u shqyrtuar nga Irani. Kështu the zëdhënësi I ministrisë së jashtme, Esmail Bagei për agjencinë e lajmeve ISNA në vend, raporton A2CNN. 

Sipas tij, Teherani po ndante pikëpamjet e tij lidhur me propozimin me negociatorët Pakistanez. Në një postim në rrjetin social X, Bagei shton se koncepti i negociatave kërkon minimalisht një përpjekje të sinqertë për tu angazhuar në diskutime me synimin për të zgjidhur krizën. “Kërkohet ‘mirëbesim’, pra, që do të thotë se ‘negociatat’ nuk janë ‘polemikë’; as nuk janë ‘diktat’, ‘mashtrim’, ‘zhvatje’ apo ‘detyrim me forcë’,” pohon ai.

Me tone me te prera shprehet një anëtar i lartë i parlamentit iranian. Ai hedh poshtë raportimet e mediave amerikane se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin është afër, duke i quajtur ato një “listë dëshirash” amerikane dhe jo realitet. 

Ebrahim Rezaei, zëdhënës i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të parlamentit iranian, tha se SHBA-ja “nuk do të arrijë përmes një lufte të dështuar atë që nuk arriti dot në negociata ballë për ballë”.

Zyrtari kërcënoi se Irani “e ka gishtin në këmbëz dhe është gati” dhe tha se nëse SHBA “nuk dorëzohet dhe nuk bën lëshimet e nevojshme”, Irani do të “japë një përgjigje të ashpër”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos