Dëmtimet e katër lojtarëve në të gjithë repartet dhe dyshimet për gjendjen e Kristjan Asllanit do të shoqërohen me ndryshime të detyruara në formacionin titullar që Shqipëria do të hedhë në fushë kundër Çekisë, shkruan A2 CNN.
Nëse në portë Strakosha mbetet numri 1, mungesa e kapitenit Gjimshiti konfirmon dyshen Ismajli-Kumbulla në qendër të mbrojtjes. Në këtë repart, Hysaj pritet të luajë nga e djathta dhe Mitaj si zakonisht në të majtë.
Mungesa e mundshme e Asllanit në mesfushë mendohet se do të sjellë spostimin e detyruar të Qazim Laçit përkrah Ramadanit në qendër. Kjo do të bënte rikthimin e Bajramit në rolin e organizatorit, Asani do të jetë nga e djathta, ndërsa në krahun e majtë ka balotazh ndërmjet Hoxhës dhe Seferit.
Gjithsesi, gjithçka do të varet nga gjendja e yllit të Interit. Nëse shqetësimet muskulore do të vijojnë, atëherë Sylvinho do të duhet të ndryshojë disa pozicione. Qendra e sulmit pritet t’i besohet të rikthyerit Mirlind Daku, që ka detyrën të mos bëhen të ndihen mungesat e Brojës, Manajt dhe Uzunit në repartin ofensiv.
(A2 Televizion)