Më në fund një lajm i mirë për Milanin. Në një krizë të plotë rezultatesh, Tijani Reijnders ka rinovuar kontratën e tij me klubin kuqezi, duke e zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2030.
Reijnders, i afruar në vitin 2023, është kthyer shpejt në një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës, shkruan A2. Kontrata e tij e parë ishte me 1,7 milionë euro në sezon. Tashmë, rroga e tij do të jetë 3,5 milionë euro në sezon plus bonuse.
“Jam krenar që rinovova pas një viti e gjysmë, është si të jem në një familje. Pres me padurim sezonet e ardhshme. Milani është si shtëpia ime e dytë, jam i lumtur. Është një moment i vështirë, por duhet të vazhdojmë të besojmë te ajo që po bëjmë”, tha mesfushori holandez. (A2 Televizion)