Barcelona rimerr kryesimin e La Ligës

Nga A2 CNN
2 Mars 2025, 18:26 | Futboll

Barcelona rimerr kryesimin e La Ligës

Barcelona ka fituar përballë Real Sociedad me rezultatin 4-0, duke u ngjitur në krye të renditjes së kampionatit spanjoll.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick përfitoi nga humbja e Realit për të rimarrë e vetme kryesimin, shkruan A2.

Sociedad u detyrua të luajë me 10 lojtarë që në minutën e 17, ndërsa më pas pasuan katër gola nga katalanasit.

Martin, Casado, Araujo dhe Lewandowski ishin autorët e golave.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos