“Vetëm për fanellën”, bojkotuan sfidën për 15 minuta, Milani “braktiset” nga tifozët

Nga Dea Kozma
3 Mars 2025, 12:08 | Futboll

“Vetëm për fanellën”, bojkotuan sfidën për

Sikur të mos mjaftohej nga seria e rezultateve negative, Milani tani është braktisur dhe nga tifozët.

Revolta e ultrasve kuqezi nisi që në takimin me Lazion që vendosën ta bojkotojnë për 15 minuta. Ata kishin hapur një banderolë ku shkruhej "vetëm për fanellën'', ndërsa e gjithë tribuna ishte e boshatisur, shkruan A2 CNN.

Shkak janë bërë rezultatet zhgënjyese që ka ndodhet në një krizë totale. Në minutën e 15, ultrasit kuqezi nisën të hynin në stadium dhe me thirrje kundër drejtuesve i kërkonin këtyre të fundit, të japin dorëheqjen.

Humbja ndaj Lazios ishte e treta për kuqezinjtë që tani rrezikojnë dhe një vend në Europa League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos