Arsenali u thye nga Njukasëll me rezultatin 1 me 0 në Seint Xhejms Park. Londinezët e shohin veten në krizë rezultatesh në kampionat, një situatë që vjen përpara duelit me Interin në Champions League.
Ndeshja u vendos nga goli i Isak, që në të 12-ën devijoi me kokë drejt rrjetës harkimin nga e djathta.
Për Arsenalin kjo është humbja e dytë në tre ndeshjet e fundit, ku kanë marrë vetëm një pikë, pas barazimit me Liverpulin.
Edhe renditja ka nisur të bëhet shqetësuese për “topçinjtë” që mbeten në kuotën e 18 pikëve dhe rrezikojnë që jo vetëm të humbasin terren nga rivalët për titull, por edhe të kalohen në renditje. (A2 Televizion)