Nga Vlora në Elbasan, derbi i kryeqytetit zhvendoset sërish

Nga Erald Kodhelaj
25 Shkurt 2025, 13:10 | Futboll

Nga Vlora në Elbasan, derbi i kryeqytetit zhvendoset sërish

Nga Vlora në Elbasan. Derbi i kryeqytetit Tirana-Dinamo këtë herë do të luhet në “Elbasan Arena”, të dielën, në orën 17:00.

Në sfidën e vlefshme për javën e 27 të kampionatit shqiptar, bardheblutë do të duhet sërish të “shtegtojnë” për të pritur këtë përballje tepër të rëndësishme në ecurinë e tyre në kampionat.

Edhe pse dy ekipet vijnë me objektiva të ndryshme, derbi pritet të jetë i luftuar nga të dyja skuadrat që do të tentojnë vetëm për fitore.

Aktualisht, Tirana është në vendin e parafundit dhe rrezikon rënien nga kategoria, ndërsa Dinamo me një Dejvi Bregu të rikthyer në formë, kërkon vazhdimësi. Dinamovitët janë në vendin e tretë, me 44 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos