Modric e Vinicius mbajnë Realin në krye

Nga Erald Kodhelaj
24 Shkurt 2025, 10:36 | Futboll

Modric e Vinicius mbajnë Realin në krye

Reali i Madridit fitoi ndeshjen e javës së 25-të të La Liga-s dhe mban ritmin e Barcelonës e Atletikos së Madridit.

“Los Blankos” mposhtën me shifrat 2-0 Gironën, falë kryeveprës së Luka Modriç në fundin e pjesës së parë dhe rrjetës së Vinicius në minutën e 83-të, shkruan A2.

Me këtë sukses, Reali barazon Barcelonën në krye të renditjes, në kuotën e 54 pikëve, ndërsa Atletiko ndjek me një pikë më pak.

Në takimet e tjera, spikati fitorja me rezultatin 7-1 që Atletik Bilbao regjistroi kundër Vajadolid. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos